“Kthim në atdhe” në Shtëpinë e Europës!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në Shtëpinë e Europës do të shfaqet filmi “Kthim në atdhe”.

“Shadow in Baghdad”, dokumentari i përkujtimit të dëbimit të Hebrenjve nga vendet arabe

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mbajti fjalën e rastit para fillimit të shfaqjes së filmit, i cili u ndoq nga shumë dashamirës.

“Vals me Bashirin” shfaqet në Durrës

Mbrëmja e 6 shtatorit solli në Durrës një prej kolosëve të kinemasë dhe filmit autor në botë, regjisorin Ari Folman, fitues i Golden Globe dhe nominuar për “Oscar”.

Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri, në Vienë shfaqet dokumentari “The Albanian Code”

Në kuadër të Ditës së Kujtesës, që mbahet çdo vit, më 27 janar, për t’u bërë homazh viktimave të Shoah dhe për të nderuar të mbijetuarit, departamenti i informacionit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe “Ciné ONU” që funksionon pranë saj në Vjenë, Bruksel dhe Gjenevë, organizuan shfaqjen online në mbarë Europën të filmit “The Albanian Code” të regjisores Yael Katzir.

Filmi “Moondrops” i regjisorit izraelit Yarom Ever-Hadani fiton në Festivalin “DEA OPEN AIR” në Tiranë

Regjisorit Yarom Ever-Hadani ende i bën habi sesi një  film pa dialog, i shkruar dhe konceptuar  në Izrael, i xhiruar në Beograd me aktorë serbë dhe muzikë e regjistruar nga muzikantë çekë, mund të kalojë kufijtë dhe të prekë shikuesit në të gjithë botën. Pas 68 përzgjedhjesh zyrtare, 28 çmimesh, mes tyre edhe “Comic Con” në Festivalin e Filmit të San Diegos, filmi me metrazh të shkurtër  “Moondrops” – (Pika hëne),  shpallet fitues edhe në Tiranë, në edicionin e shtatë të “DEA OPEN AIR”.