Edhe nga Izraeli në Asamblenë e Mesdheut në Tiranë


Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se personalitete të larta marrin pjesë në punimet e sesionit të 10-të Plenar te Asamblesë Parlamentare të Mesdheut.

Përmes një deklarate për mediat, Kuvendi i Shqipërisë njofton se “Një numër i lartë personalitetesh do të marrin pjesë në punimet e sesionit të10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM). Punimet do të zhvillohen në datat 18-19 shkurt 2016.

Në  çeljen   e punimeve do të mbajë një fjalë përshëndetëse Kryetari   i   Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta, Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, Presidenti i PAM-it, Sen. Lhou Lmarbouh. Gjithashtu, do të transmetohet dhe një video-mesazh  i Ban   Ki- Moon, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Në Tiranë do të jenë për këtë aktivitet deputetë e personalitete të tjera anëtarë të delegacioneve nga Franca, Italia, Greqia, Izraeli, Jordania, Serbia, Turqia, Rusia etj.

Për më shumë lajme klikoni në www.izraelisot.com

Lexo më shumë