Startupet izraelite grumbulluan rreth 330 milionë dollarë gjatë muajit mars, sipas njoftimeve për shtyp të lëshuara nga kompanitë që kanë përfunduar raundet e financimit. Shifra mund të jetë më shumë, pasi disa kompani preferojnë të mos i publikojnë investimet që kanë marrë.
Sipas njoftimeve për shtyp, startupet izraelite grumbulluan rreth 260 milionë dollarë në muajin janar dhe 500 milionë dollarë në shkurt duke e çuar tremujorin e parë në nën 1.1 miliardë dollarë, nga 1,03 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2017, sipas portalit ekonomik izraelit Globes.co.il.
Gjatë vitit 2017, grumbulluan një rekord prej 5.24 miliardë dollarë të thithura, nga 4.8 miliardë dollarë në 2016.
LEXO EDHE




