Ilir Meta-David Cohen perurojne dy biznese ne Durres


Durres, 18 qershor 2014 – Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta merr pjesë në përurimin e dy bizneseve të reja në qytetin e Durrësit

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në përurimin e dy bizneseve të reja që hapen në qytetin e Durrësit. Të pranishëm në këto aktivitete ishin Ambasadori izraelit në Tiranë, David Cohen dhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Fillimisht, z. Meta inauguroi repartin e përpunimit të çantave të kartonit në kompaninë “Buna”, investim i biznesmenit Artur Bujari.

Vlera e investimit në këtë repart arrin në gati gjysmë milionë euro, duke bërë të mundur hapjen e 60 vendeve të reja pune. Sipas planit të biznesit pritet të hapen në total 350 vende të reja pune. Kjo iniciativë ndihmon edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke përdorur materiale të riciklueshme.

Më tej, Kryetari i Kuvendit ishte i pranishëm edhe në përurimin e fermës së agroturizmit në Rrashbull, që do të realizohet nga i njëjti investitor. Bëhet fjalë për një investim prej 4.5 milionë eurosh që do të hapë fillimisht rreth 40 vende të reja pune. Ferma është ndërtuar sipas modeleve izraelite, që janë të famshëm në botë për agroturizmin.

Në shenjë simbolike, z. Meta vuri tullën e parë të kompleksit multifunksional që pritet të jetë gati brenda tre viteve si edhe mbolli një fidan ulliri.

Duke folur gjatë aktivitetit, Kryetari i Kuvendit deklaroi se agroturizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim në vendin tonë dhe se është një mundësi e mirë për punësimin dhe për zhvillimin e produkteve bio.

“Unë dua të uroj z. Bujari për këtë investim dhe të falënderoj ambasadorit izraelit për meta-inaugurim 17 idenë që ju ka dhënë dhe për eksperiencën në këtë fushë. Agroturizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim në vendin tonë. Është një mundësi shumë e mirë për punësim, për zhvillimin e produkteve 100 për qind bio, ku ne mund të jemi tepër konkurrues si edhe është tërheqës për turistët vendas dhe të huaj, por edhe për punësimin. Mezi presim që të kalojnë tre vite, jo thjesht për ta inauguruar këtë kompleks, por për të pushuar për një fundjavë”, u shpreh z. Ilir Meta.

Ndërsa, Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen ka përgëzuar investitorin vendas për idenë si edhe ka premtuar mbështetje në zhvillimin e agroturizmit.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.