Turneu i ambasadave, Izraeli fiton turneun e minifutbollit

Ambasadori Boaz Rodkin në Twitter: Jam i super gëzuar me suksesin fantastik. Bravo djema!

Ekipi i futbollit i Ambasadës së Izraelit në Tiranë fitoi trofeun e turneut të minifutbollit midis ambasadave në Shqipëri.

“I super gëzuar me suksesin fantastik të Ekipit të Izraelit, i cili fitoi turneun e vështirë ndër-diplomatik të Tiranës. Bravo Djema”, shkroi ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin në Twitter.