
Category: PLUS +
“Java e Filmit Izraelit” në Prishtinë (15-17 janar 2020) do të sjellë për filmdashësit kosovarë gjashtë filma të njohur dhe të suksesshëm, jo vetëm në Izrael, por edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo ngjarje tradicionale organizohet për herë të 12-të me radhë, shërben për një këmbim kulturor midis Izraelit dhe Kosovës.
Edmond Jabès, poet francez me origjinë egjiptiano-hebraike. Një zë kryesor në poezinë franceze të Pas-Luftës. Vepra e tij poetike është një amalgamë midis dialogut, aforizmave, fragmenteve, poezisë dhe këngës. Megjithëse ateist në kredon e vet, shkrimet e tij i referohen shpesh Kabala-së dhe Misticizmit Hebraik.
Poete izraelite, përkthyese, prozatore, botuese, shkrimtare për fëmijë. E afirmuar ndërkombëtarisht ka publikuar gjashtë vëllime poetike. Poezia e saj është e përkthyer në shumë gjuhë të botës ndërsa vet ka përkthyer në hebraisht mbi 70 vepra letraro-artistike. Nitzán është fituese e një sërë çmimesh poetike prestigjoze.
Mesfushori shqiptar gjeti rrjetën në Toto Cup, ku në minutën e 80-të të takimit, i dha avantazhin skuadrës së tij përballë Hapoel Haifa.
Nga Kristina Qirici, Qendra e Këshillimi & Psikoterapisë “BE THE CHANGE” – Ju ka ndodhur ndonjëherë të ndjeni papritmas bllokim të frymëmarrjes, rrahje të shpejta të zemrës dhe marramendje ose djersitje të duarve? Këto simptoma vijnë papritmas dhe në më të shumtin e rasteve krijojnë ndjenja frike, se diçka po ndodh me shëndetin dhe veçanërisht me zemrën…
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i ftuar nga Organizata PanArt në rajonin e Pulias, Itali mori pjesë në inaugurimin e edicionit të tretë të Festivalit Mare Magnum në Kullën Komunale të Selva di Fasano, Brindizi, Itali. Gjatë këtij festivali u bë edhe prezantimi i ekspozitës “Besa, shqiptarët muslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti” nga fotografi Norman Gershman
Nga Kristina Qirici, Qendra e Këshillimi & Psikoterapisë “BE THE CHANGE” – Shpesh herë njerëzit i referohen situatave të tilla si stresi dhe ndjenjave të tilla si ankthi duke i njësuar këto dy koncepte, pasi na shkaktojnë simptoma të ngjashme, kryesisht fizikisht, ose të paktën kështu i percepton mendja/sistemi jonë nervor.
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.
Ish-lojtari i Skënderbeut ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin izraelit, Sektzia Nes.
Komiteti Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee-AJC) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.David Harris, viziton Muzeun Historik Kombëtar. Delegacioni u prit nga drejtori i Muzeut Historik, Dr. Dorian Koçi.







