Shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët, ambasadori Genci Muçaj takim me AJC Atlanta në SHBA

Roli i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e komunitetit amerikan. Ambasadori Genci Muçaj, këshilltari për Çështjet Ndërkombëtare i Presidentit të Shqipërisë, ishte i pranishëm në një takim me anëtarët e Marshall Society të American Jewish Committee për degën rajonale në Atlanta në Shtetet e Bashkuara.