Shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët, ambasadori Genci Muçaj takim me AJC Atlanta në SHBA

Roli i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e komunitetit amerikan. Ambasadori Genci Muçaj, këshilltari për Çështjet Ndërkombëtare i Presidentit të Shqipërisë, ishte i pranishëm në një takim me anëtarët e Marshall Society të American Jewish Committee për degën rajonale në Atlanta në Shtetet e Bashkuara.


Roli i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë edhe atë amerikan.

Ambasadori Genc Muçaj, këshilltari për Çështjet Ndërkombëtare i Presidentit të Shqipërisë, ishte i pranishëm në një takim me anëtarët e Marshall Society të American Jewish Committee për degën rajonale në Atlanta në Shtetet e Bashkuara.

Sot anëtarët tanë të Marshall Society patën mundësinë të dëgjonin Ambasadorin Genc Muçaj, Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Muçaj diskutoi sesi Shqipëria mbështeti komuniteti hebre gjatë Holokaustit, përpjekjet për edukimin në shkolla, vendin që zë në historinë e vendit si i vetmi vend europian  që pranoi këta refugjatë nga persekutimi gjatë Holokaustit, dhe më shumë rreth politikës shqiptare, qeverisë dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e AJC Atlanta Regional Office.

Edhe ambasadori Genci Muçaj bëri një koment të shkurtër rreth takimit.

Bukur të takohem këtë mëngjes me AJC Atlanta. Një grup i mrekullueshëm njerëzish që kujdesen me krenari dhe promovojnë trashëgiminë kulturore hebraike. Ka shumë të përbashkëta midis kombeve tona, Shqiptare dhe Izraelit????.