Ministri Quni pret kryerabinin Kaplan: Kosova ka shumë të përbashkëta me popullin hebre

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në vizitë delegacionin e Kryerabinatit të Shqipërisë dhe Kosovës, kryesuar nga kryerabini Yoel Kaplan.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Anton Quni: Shqiptarët e Kosovës i shpëtuan hebrenjtë

Anton Quni, ministri i ri Mbrojtjes në Qeverinë “Kurti” në Kosovë, u shpreh para disa ditësh në një aktivitet të zhvilluar në Prizren me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Komunitetin Hebre, se “tashmë është i ditur fakti historik i pamohueshëm se Kosova, edhe pse ishte një vend i vogël, nuk i dorëzoi hebrenjtë tek nacional-socialistët, por përkundrazi, në kohë lufte shqiptarët e Kosovës me sukses i fshehën pjesëtarët e këtij komuniteti”.