Ministri i ri i Mbrojtjes, Anton Quni: Shqiptarët e Kosovës i shpëtuan hebrenjtë

Anton Quni, ministri i ri Mbrojtjes në Qeverinë “Kurti” në Kosovë, u shpreh para disa ditësh në një aktivitet të zhvilluar në Prizren me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Komunitetin Hebre, se “tashmë është i ditur fakti historik i pamohueshëm se Kosova, edhe pse ishte një vend i vogël, nuk i dorëzoi hebrenjtë tek nacional-socialistët, por përkundrazi, në kohë lufte shqiptarët e Kosovës me sukses i fshehën pjesëtarët e këtij komuniteti”.


Anton Quni, ministri i ri Mbrojtjes në Qeverinë “Kurti” në Kosovë, u shpreh para disa ditësh në një aktivitet të zhvilluar në Prizren (27 janar 2020) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Komunitetin Hebre, se “tashmë është i ditur fakti historik i pamohueshëm se Kosova, edhe pse ishte një vend i vogël, nuk i dorëzoi hebrenjtë tek nacional-socialistët, por përkundrazi, në kohë lufte shqiptarët e Kosovës me sukses i fshehën pjesëtarët e këtij komuniteti”.

“Hapja e dyerve të shtëpive për komunitetin hebre, në kohën kur atyre po u kanosej zhdukja, ka marrë vlerësim gjithandej nëpër botë, duke e renditur popullin e Kosovës përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të hebrenjve”, shkruan Quni në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Mesazhi i Qunit

Organizuar nga OSBE – sot në Prizren u shënua, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Tashmë është i ditur fakti historik i pamohueshëm se Kosova, edhe pse ishte një vend i vogël, nuk i dorëzoi hebrenjtë tek nacional-socialistët, por përkundrazi, në kohë lufte shqiptarët e Kosovës me sukses i fshehën pjesëtarët e këtij komuniteti. Kujdesi dhe mbrojtja atyre iu dha duke u mbështetur në kodin e lashtë të nderit: “besën” i cili nënkupton që kur dikush dikujt i ofron ndihmë dhe e merr në shtëpinë e vet, ai duhet edhe ta mbajë premtimin për mbrojtje.

Gjithashtu, sipas Kanunit, kodit zakonor “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Hapja e dyerve të shtëpive për komunitetin hebre, në kohën kur atyre po u kanosej zhdukja, ka marrë vlerësim gjithandej nëpër botë, duke e renditur popullin e Kosovës përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të hebrenjve.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.