Vaksinat anti-Covid/ Zemaj-Edelsteinit: Kosova është e bekuar me miqësinë e Izraelit!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka diskutuar përmes një lidhje online me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein, për situatën e pandemisë dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Izraeli i gatshëm ta ndihmojë Kosovën me vaksina

Takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë në detyrë të Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.