Vaksinat anti-Covid/ Zemaj-Edelsteinit: Kosova është e bekuar me miqësinë e Izraelit!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka diskutuar përmes një lidhje online me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein, për situatën e pandemisë dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.


Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka diskutuar përmes një lidhje online me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein, për situatën e pandemisë dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.

Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid. Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri.
Faleminderit!”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, March 17, 2021

Më herët, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, përmes një komunikate tha se Izraeli ka shprehur gatishmëri që t’i ndihmojë Kosovës për të siguruar vaksina kundër koronavirusit.

Por, ministri Zemaj nuk ka dhënë detaje se, kur dhe me çfarë sasie të vaksinave do ta ndihmojë Izraeli Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka filluar fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.