Universiteti ‘Luarasi’ dhe kompania më prestigjioze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, hapin akademinë e parë të sigurisë kibernetike në Shqipëri

Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen me një ndër kompanitë më prestigjoze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetikës dhe teknologjisë për të krijuar Akademinë e parë të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri.

Siguria kibernetike, Universiteti ‘Luarasi’ marrëveshje me Elta Systems Israel

Drejtori i përgjithshëm i sektorit të sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik si dhe përgjegjësit kryesorë të ekipit të ekspertëve shkëmbyen informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit Luarasi Prof.dr Ethem Ruka dhe ekipin e tij drejtues duke rënë dakord në realizimin e një marreveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.