Siguria kibernetike, Universiteti ‘Luarasi’ marrëveshje me Elta Systems Israel

Drejtori i përgjithshëm i sektorit të sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik si dhe përgjegjësit kryesorë të ekipit të ekspertëve shkëmbyen informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit Luarasi Prof.dr Ethem Ruka dhe ekipin e tij drejtues duke rënë dakord në realizimin e një marreveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.


Një hap i ri është hedhur në fushën e bashkëpunimit që Universiteti ‘Luarasi’ ka me universitetet dhe institucionet shkencore në botë. Universiteti ‘Luarasi’ ka zhvilluar një konferencë online me një prej kompanive më prestigjioze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit Elta Systems Israel.

Bashkëpunimi i kompanisë ‘Elta System LTD’ dhe Universitetit ‘Luarasi’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend.

Drejtori i përgjithshëm i sektorit të sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik si dhe përgjegjësit kryesorë të ekipit të ekspertëve shkëmbyen informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit Luarasi Prof.dr Et’hem Ruka dhe ekipin e tij drejtues duke rënë dakord në realizimin e një marreveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Kjo Akademi do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e Universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.