Filmi “Moondrops” i regjisorit izraelit Yarom Ever-Hadani fiton në Festivalin “DEA OPEN AIR” në Tiranë

Regjisorit Yarom Ever-Hadani ende i bën habi sesi një  film pa dialog, i shkruar dhe konceptuar  në Izrael, i xhiruar në Beograd me aktorë serbë dhe muzikë e regjistruar nga muzikantë çekë, mund të kalojë kufijtë dhe të prekë shikuesit në të gjithë botën. Pas 68 përzgjedhjesh zyrtare, 28 çmimesh, mes tyre edhe “Comic Con” në Festivalin e Filmit të San Diegos, filmi me metrazh të shkurtër  “Moondrops” – (Pika hëne),  shpallet fitues edhe në Tiranë, në edicionin e shtatë të “DEA OPEN AIR”.