Filmi “Moondrops” i regjisorit izraelit Yarom Ever-Hadani fiton në Festivalin “DEA OPEN AIR” në Tiranë

Regjisorit Yarom Ever-Hadani ende i bën habi sesi një  film pa dialog, i shkruar dhe konceptuar  në Izrael, i xhiruar në Beograd me aktorë serbë dhe muzikë e regjistruar nga muzikantë çekë, mund të kalojë kufijtë dhe të prekë shikuesit në të gjithë botën. Pas 68 përzgjedhjesh zyrtare, 28 çmimesh, mes tyre edhe “Comic Con” në Festivalin e Filmit të San Diegos, filmi me metrazh të shkurtër  “Moondrops” – (Pika hëne),  shpallet fitues edhe në Tiranë, në edicionin e shtatë të “DEA OPEN AIR”.


Regjisorit Yarom Ever-Hadani ende i bën habi sesi një  film pa dialog, i shkruar dhe konceptuar  në Izrael, i xhiruar në Beograd me aktorë serbë dhe muzikë e regjistruar nga muzikantë çekë, mund të kalojë kufijtë dhe të prekë shikuesit në të gjithë botën.

Pas 68 përzgjedhjesh zyrtare, 28 çmimesh, mes tyre edhe “Comic Con” në Festivalin e Filmit të San Diegos, filmi me metrazh të shkurtër  “Moondrops” – (Pika hëne),  shpallet fitues edhe në Tiranë, në edicionin e shtatë të “DEA OPEN AIR”.

Një punëtor fabrike  i lodhur nga puna e tij në udhë pa krye, monton  një makineri enigmatike që prodhon pika të lëngshme nga hëna. Pikat në shishe janë shitje e vështirë në tregun e qytetit. Por gjithçka ndryshon  kur zbulohet efekti i tyre befasues.

Një  përrallë  16 minutash, që të shkëput  nga bota  e zhurmshme e të zhyt një histori  pa dialog, me muzikë të shkëlqyeshme origjinale, regjistruar nga Filarmonia e Pragës.

Regjisori izraelit, i njohur si udhëheqës i një sërë fushatash të rëndësishme komerciale, është shprehur se filmi “Moondrops” ishte  mundësia e tij për të bërë diçka jo vetëm kinematike, por edhe humane. “Nga këndvështrimi i historisë, shqetësohesha nëse njerëzit e mirë mund të përfundojnë duke bërë një gjë të keqe pa qëllimin për ta bërë dhe pa një arsye të vërtetë. Kisha një ëndërr të bëja një dramë pa dialog”, thotë Yarom Ever-Hadani, i cili e ka sjellë këtë përmes një përralle të thjeshtë. Ai zgjedh  rrethimin komunist të Beogradit, një fabrikë dhe një hënë. Larg nga çdo jetë urbane perëndimore, për ta kontrolluar atë në qasjen më të pastër njerëzore.

Regjisori thekson  se filmi i tij nuk është film i heshtur, por pa dialog.Filmi është pritur mirë nga kritika  e të gjitha vendeve, ku është shfaqur , ndërsa regjisori pyetet vazhdimisht pse përralla e tij nuk ka një fund të lumtur.Ai thotë se filmi i tij ngre pyetje për diskutim jo vetëm për fundin dhe zgjedhjen e regjisorit për të mos pasur dialog, por edhe pse është xhiruar në grupe komuniste.

“Do të doja që njerëzit të kalonin në 16 minuta në një mënyrë tjetër, me më pak zhurmë, me më shumë muzikë, më shumë dashuri dhe një nocion më të ndjeshëm për njëri-tjetrin. Pastaj ata mund ta harrojnë atë dhe të kthehen në jetën e tyre të Facebook-ut  ose Instagram-it . 16 minuta kohë për të udhëtuar  në ëndrrat e mia është mjaft e gjatë për mua. Edhe pse kam shumë njerëz që thonë se filmi qëndroi me ta”, thotë regjisori, i cili gjithashtu është autor i një romani dhe i pesë librave për fëmijë.

Të tjerë fitues të rëndësishëm në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air” ishin “Cirku Fluturues” i regjisorit Fatos Berisha dhe katër aktorët protagonistë Tristan Halilaj, Shkumbin Istrefi, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj, ndërsa  regjisori më i mirë u zgjodh Andrea Zaccariello për filmin “Nuk jam vrasës”.

Burimi: Gazeta “SI”

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike