Jewish Impact dekoron Kuvendin e Shqipërisë për kontributin ndaj Antisemitizmit

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, priti në një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress. Z. Singer pas përshëndetjeve të rastit, i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin “Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania”.