Jewish Impact dekoron Kuvendin e Shqipërisë për kontributin ndaj Antisemitizmit

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, priti në një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress. Z. Singer pas përshëndetjeve të rastit, i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin “Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania”.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, priti në një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress.

Z. Singer ishte iniciatori dhe organizatori i Forumit Ballkanik për Antisemitizmin, organizuar në partnership me Kuvendin e RSH, mbajtur virtualisht në Tetor 2020, me pjesëmarrjen e shumë figurave të larta politike ku përmendim Sekretarin Pompeo, Presidentin e EP, Sassoli etj
Qëllimi i takimit ishte vlerësimi për këtë Forum ballkanik, i pari i këij niveli i organizuar në rajonin e Ballkanit, me një audiencë prej 40 milionë shikues dhe pjesëmarrës nga gjithë bota.

Përzgjedhja e Shqipërisë, për të zhvilluar një aktivitetit të këtyre përmasave, i atribuohet pilkërisht rolit unik të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë LIIB, i vlerësuar nga figurat më të larta politike izraelite por sidomos promovuar nga organizatat lobuese amerikano-hebreje, si AJC, WJC, CAM, Jewish Agency etj.

Me këtë rast, z. Singer pas përshëndetjeve të rastit, i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin “Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania”, shkruan ambasada shqiptare në një postim të sajin në rrjetet sociale.

Sipas saj, u vlerësua gjithashtu edhe aktiviteti i znj. Valentina Leskaj, në rolin e anëtares së Bordit të CAM. Është hera e parë që një përfaqësuese shqiptare mban një pozicion të tillë në forume të tilla ndërkombëtare.

Znj. Leskaj ka propozuar që Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë të miratojë përkufizimin e IHRA për antisemitizmin, si dhe të zhvillojë një sesion shkencor për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, në datën 26 Janar 2021, me rastin e Ditës së Holakustit.

Sot zhvilluam në Përfaqësi një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave…

Posted by Ambasada Izrael on Wednesday, December 9, 2020

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.