Projekte të përbashkëta Shqipëri-Izrael, ambasadori Noah Gal Gendler takim me Universitetin Europian të Tiranës

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z.Noah Gal Gendler u prit nga drejtues të Universitetit Europian të Tiranës. Një fokus të veçantë zuri edhe lidhja e akademisë me tregun e punës, sidomos bashkëpunimi me kompanitë izraelite në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Edukatorët e Holokaustit, projekt bashkëpunimi midis ITKSHSH dhe Programit Ndërkombëtar Weiss-Livnat

Departamenti i Edukimit dhe Kërkimit të Holokaustit në Institutin për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup dhe MA Klodeta Cane, një eksperte në studimet e Holokaustit dhe aktiviste, e diplomuar në Programin Ndërkombëtar të Masterit Weiss-Livnat në Studimet e Holokaustit në Universitetin Haifa filloi takimin a parë për Bashkëpunimin Arsimor Ndërkombëtar Izraelito-Maqedonas me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore dhe Ditën e Evropës.

Klodeta Cane, “ambasadorja” që promovon në Izrael rolin e shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve

Klodeta Cane është një ambasadore e Shqipërisë në Izrael. Fillimisht ajo zgjodhi të vijonte studimet në Gjermani, për të vazhduar më pas karrierën e saj në Izrael. Klodeta Cane është kërkuese në fushën e Holokaustit dhe promovuese e rolit të Shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” rrëfen disa detaje interesante nga intervistat e realizuara me familjarët e viktimave të Holokaustit.