Agjencia Kombëtare e Turizmit, projekte me izraeliten “Think Creative”

Shqipëria dhe Izraeli vazhdojnë të thellojnë kontaktet në fushën e turizmit, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Sot, u zhvillua një takim virtual midis kompanisë izraelite “Think Creative” dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, si organizues i saj.