“Shqipëria – Një perlë e pazbuluar!”, Agjencia Kombëtare e Turizmit projekte me izraeliten “Think Creative”

Shqipëria dhe Izraeli vazhdojnë të thellojnë kontaktet në fushën e turizmit, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Sot, u zhvillua një takim virtual midis kompanisë izraelite “Think Creative” dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, si organizues i saj.


Shqipëria dhe Izraeli vazhdojnë të thellojnë kontaktet në fushën e turizmit, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Sot, u zhvillua një takim virtual përmes platformës “Zoom”, midis kompanisë izraelite “Think Creative dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, si organizues i saj.

Nga pala izraelite morën pjesë CEO i Think Creative, Michal Shalem dhe Michal Lebenthal Andreson, ndërsa nga pala shqiptare Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornela Ferizaj, dhe drejtoresha e Zhvillimit të Turizmit, Rovena Moçka.

Sipas njoftimit të Ambasadës shqiptare në Izrael, “biseda u fokusua rreth projekteve të përbashkëta në kuadrin e Strategjisë për Turizmin, dhe më e rëndësishmja, u diskutuan edhe detajet për seminarin që do të organizohet në Tiranë në muajin nëntor: “Shqipëria -Një perlë e pazbuluar!”.

Ambassador Bardhyl Canaj today attended the Zoom meeting organized between israeli company Think Creative and…

Posted by Ambasada Izrael on Tuesday, July 7, 2020

Në 11 qershor 2020, me iniciativën e Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, përfshirë dhe atë të Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim me kompaninë “Think Creative”. Qëllimi i takimit ishte, promovimi i turizmit ndërmjet Izraelit dhe vendeve të Ballkanit, për periudhën post-Covid-19.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Izraeli do të testojë vaksinën anti-Covid te njerëzit në tetor

Një laborator kombëtar izraelit do të fillojë të testojë vaksinën e tij të koronavirusit mbi subjektet njerëzore në mes të…

SHQIPËRI

Zv.ambasadorja e Izraelit, Liora Peleg: Privilegj të njihja një popull të mrekullueshëm

Zv.ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Liora Peleg, ka përfunduar detyrën e saj diplomatike në Tiranë.

KOSOVA

Kosovo Jewish Organization organizon festën tradicionale hebre të Shabbatit

Organizata Kosovo Jewish Organization (KJO) ka organizuar festën tradicionale hebre të Shabbatit.

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Përse erdhi një Gjeneral Amerikan me Katër Yje në Izrael gjatë pandemisë?

Vizita e gjeneralit të ushtrisë amerikane dhe Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, gjeneral Mark Milley vjen në mes…