Salla e Institutit Shqiptar në Shkup do të quhet “Presidenti Woodrow Wilson”

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes, ku spikati roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, dhe me me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka vendosur që sallën kryesore të mbajtjes së konferencave ta quajë pikërisht me emrin “Presidenti Woodrow Wilson”.

Dorian Koçi: Fan Noli vendosi që porti i Shëngjinit të quhej “Woodrow Wilson” në 1924

Të hënën e datës 5 gusht, 1924 revista e njohur TIMES në SH.B.A botonte një lajm të shkurtër telegrafik që përmbante një lajm të shkurtër por shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. “Kryeministri Fan Noli i Shqipërisë ka bërë një ndryshim gjithëpërfshirës në vendin që udhëheq. Në nder të ish-presidentit Woodrow Wilson, porti i Shëngjinit, një nga katër portet e Shqipërisë, iu vu emri në Wilson.

Nderime për presidentin amerikan, Woodrow Wilson, mikun e madh të shqiptarëve

Sot në Muzeun dhe Bibliotekën Presidenciale, që është krijuar në shtëpinë ku ka lindur presidenti Woodrow Wilson në Staunton të Shtetit të Virginias në SHBA, u organizua një ngjarje mbresëlënëse dhe e rëndësishme për shqiptarët e mbarë botës.