Dorian Koçi: Fan Noli vendosi që porti i Shëngjinit të quhej “Woodrow Wilson” në 1924

Të hënën e datës 5 gusht, 1924 revista e njohur TIMES në SH.B.A botonte një lajm të shkurtër telegrafik që përmbante një lajm të shkurtër por shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. “Kryeministri Fan Noli i Shqipërisë ka bërë një ndryshim gjithëpërfshirës në vendin që udhëheq. Në nder të ish-presidentit Woodrow Wilson, porti i Shëngjinit, një nga katër portet e Shqipërisë, iu vu emri në Wilson.


Nga Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Tiranë

Të hënën e datës 5 gusht, 1924 revista e njohur TIMES në SH.B.A botonte një lajm të shkurtër telegrafik që përmbante një lajm të shkurtër por shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. “Kryeministri Fan Noli i Shqipërisë ka bërë një ndryshim gjithëpërfshirës në vendin që udhëheq. Në nder të ish-presidentit Woodrow Wilson, porti i Shëngjinit, një nga katër portet e Shqipërisë, iu vu emri në Wilson. Kryeministri u shpreh se shqiptarët mendojnë se Presidenti i SHBA-së i pengoi Fuqitë që të ndërhynin në kufijtë e vendit në Konferencën e paqes të vitit 1919”.

Në vazhdën e politikës izocionaliste që kishte përfshirë SH.B.A pas presidencës së Wilsonit (1914-1921) ka të ngjarë që ky lajm të ketë pa u vënë re nga politika amerikane. Por edhe për politikën shqiptare të kohës që e  prodhoi këtë lajm ai ishte më tepër  një veprim simbolik  për të shprehur mirënjohjen ndaj SH.B.A sesa veprim për të përfituar politikisht siç ka ndodhur rëndom më vonë në politikat e lobigjenve të politikanëve shqiptarëve. Në Shqipëri në fuqi si Kryeministër i vendit ishte Fan Noli, një nga djemtë e Amerikës. Ai sëbashku me Faik Konicën dhe të tjerë korifej të Vatrës kishin sjellë një erë modernizmi në politikën e kulturën politike shqiptare.

Nga SHBA-ja kishin ardhur idetë në vitet 20’, ku Shqipëria kish eksperimentuar për herë të parë me zgjedhjet e lira dhe demokratike përmes veprimtarisë dhe publicistikës së dy nga korifenjve të ”Vatrës”, Fan Noli dhe Faik Konica, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në mendimin politik, filozofik dhe kulturor të Shqipërisë.

Por ndihma e SHBA-së nuk kish konsistuar vetëm në transmetimin e ideve, apo dhe më herët në ndihmën e dhënë për përhapjen dhe lëvrimin e gjuhës shqipe nëpërmjet rrjetit të tyre protestant në Korçë e Manastir, por dhe në ndihmë të drejtpërdrejtë si në rastin e Konferencës së Paqes në Paris, më 1919-1920, ku plani prej 14 pikash i Presidentit Thomas Woodroë Wilson (1856-1924) u bë ombrella mbrojtëse për ruajtjen territoriale të Shqipërisë, vazhdimësinë politike dhe stabilitetin e saj.Pikërisht si njohje dhe meritë e këtij kontributi të Presidentit amerikan Wilson u emërua dhe Shëngjini, porti Wilson.

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane për Nolin do të ishin të një rëndësie të veçantë përgjatë gjithë jetës së tij. Ai nuk do të mënonte të ftonte dhe marrëdheniet me qeverinë komuniste të Tiranës në vitet 1946-1950 kur kjo qeveri nuk rivendosi marrëdheniet diplomatike me SH.B.A për shkakun absurd të ms njohjes së traktave të nënshkruara para luftës.

Për këtë arsye, disa herë ai komunikoi me udhëheqjen komuniste shqiptare nëpërmjet disa telegrameve. Noli këmbëngulte se për t’u pranuar në O.K.B dhe përshmangur rrezikun grek, Shqipërisë i duhej patjetër të kishte marrëdhënie të mira me aleatët britanikët dhe amerikanët. Pranimi i Shqipërisë në O.K.B. do siguronte një njohje kolektive të qeverisë shqiptare dhe rrjedhimisht, edhe sigurimin e tërësisë së saj territoriale.

Në këtë kontekst, në mesazhin dërguar Enver Hoxhës, ai sugjeronte “pranimin e menjëhershëm të traktateve, i cili do të sillte automatikisht njohjen amerikane, pranimin në O.K.B. dhe mundësinë për të mbrojtur me sukses integritetin e Shqipërisë.” Mirëpo qeveria shqiptare vazhdonte të shprehte rezervat e veta për sa i përket pranimit të traktateve të nënshkruara para 7 prillit 1939 me SH.B.A.

Këto rezerva, që në thelb, ishin qëndrime izolacionaliste. Ato shprehnin frikën dhe dyshimin ndaj perëndimorëve, por edhe tutelën diplomatike të vendosur nga Jugosllavia. Emigracioni shqiptar në Amerikë, Fan Noli dhe “Vatra”, qenë të pakënaqur nga delegacioni shqiptar i kryesuar nga Tuk Jakova dhe mënyra se si e ushtronte politikën e jashtme të Shqipërisë në kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në O.K.B. Noli, duke parë mos reflektimin e qeverisë shqiptare për çështjen e traktateve, i shkroi një letër Enver Hoxhës më 30 shtator 1946. Në letër theksonte: U lodha duke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim dhe pa kondita sepse kjo është vetëm një çështje formule, pa rëndësi praktike.

Në fakt, Shqipëria nuk cenohej asgjëkund, nëse pranoheshin traktatet. Duket se ishte një frikë e ekzagjeruar dhe e imponuar prej jugosllavëve dhe sovjetikëve, sesa një realitet që më shumë do të ndikonte keq në ekonominë shqiptare. Vladimir Didejer, historian dhe njeri i afërt i Titos, pas prishjes shqiptaro-jugosllave do të shprehej në librin e vet, “Marrëdhëniet Shqiptaro-jugosllave 1939-1948”, të botuar në Beograd më 1949 se në qoftë se qeveria shqiptare do t’i kishte pranuar kushtet e traktateve, ‘qarqet financiare amerikane do ta kishin skllavëruar ekonomikisht Shqipërinë, përfundimisht.”

Ky përfundim tingëllonte ironik, jo vetëm për faktin se Jugosllavia i kishte pranuar të gjitha traktatet për të rivendosur marrëdhënie diplomatike me SH.B.A, por edhe sepse vetë Enver Hoxha deklaronte në pleniumin VI të PKSH, në prill 1946 se votimi i delegatit amerikan kundër pranimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara lidhej me mospranimin e disa traktateve dypalëshe dhe sidomos, me atë të vitit 1922, për kombin e favorizuar, i cili praktikisht nuk ka gjetur zbatim”, ndërkohë u bënte të ditur të pranishmëve që të njëjtat traktate ishin pranuar nga Çekosllovakia dhe Jugosllavia.

Pra dukej qartë edhe sipas fjalëve të Hoxhës, që mosmiratimi i traktateve dhe varësia ekonomike e Shqipërisë nga SH.B.A ishte më shumë njëpretekst për të mos normalizuar marrëdhëniet ose në rastin më të mirë, për të imponuar kufizime ndaj Misionit Civil Amerikan. Për 45 vjet më radhë Shqipëria dhe SH.B.A nuk do të kishin marrëdhënie diplomatike dhe kësisoj Shqipëria ishte i vetmi vend në Lindjen komuniste që kish refuzuar vendosjen e marrëdhenieve diplomatike me SH.B.A pa Luftës së Dytë Botërore. Marrëdheniet shqiptaro-amerikane u normalizuan në 25 mars 1991 dhe ambasada amerikane në Shqipëri u hap në datën 2 tetor 1991.

E gjendur në fillimet e veta të normalizimit të jetës demokratike pas aksidentit të dhimbshëm dhe të vështirë historik të mbizotërimit të dogmës komuniste në jetën e vet publike dhe shoqërore, Shqipëria gjeti shumë shpejt në SHBA një vend mik dhe aleat që filloi të kontribuojë shumë në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend dhe ushtrimin e drejtpërdrejtë të demokracisë liberale. Ndihma e ofruar nga SHBA-ja konsiston në të njëjtat parime demokratike dhe plane afatgjata për të kontribuar për stabilitetin në rajon, ndaj asnjë faktor politik nuk duhet të mërzitet apo ta quajë të tepërt këshillimin e tyre në problemet e brendshme të demokracisë në Shqipëri.

Mesazhi i tyre ka qenë gjithmonë i hapur dhe i çiltër si në vitet 20’, ku nëpërmjet aktivistëve të “Vatrës” kontribuonin në themelimin e jetës demokratike Shqipëri; në 1946, kur e këshillonin qeverinë komuniste të kohës të organizonte zgjedhje të lira si kusht kryesor për prosperitetin e vendit; sërish në vitet ‘90 për zhvillimin e  zgjedhjeve të lira dhe demokratike e tashmë në dhjetëvjeçarin e shekullit XXI, me respektimin e institucioneve. Kjo qëndrueshmëri e tyre ndaj vendit të vogël dhe aleat, që jo rrallë ka ndezur xhelozira tek fqinjët, duhet përshëndetur dhe jo anatemuar pasi për një vend si Shqipëria, që tridhjet vjet më parë ishte një ishull i vetmuar i marrëzisë komuniste, është një fat politik të ketë këtë mbështetje politike nga SHBA-ja si fuqia e vetme dhe njëkohësisht demokratike në botë.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Me 90% të votave, “Blu dhe Bardhë” kryeson ndaj Likud 32-31

Blloku i majtë kryeson ndaj atij të djathtë 56-55. Partia e Liberman vendos për fatin e qeverisë së re

SHQIPËRI

Cakaj-Hanegbi: Konferenca e Grupit të Mesdheut në Shqipëri, merr pjesë edhe Izraeli

Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u prit në…

KOSOVA

Dr. Mojmir Kallus: Hapja e ambasadës së ICEJ në Prishtinë e lidh më shumë Kosovën me Izraelin

Vizitë e suksesshme në Kosovë e Zëvendëspresidentit të Ambasadës Ndërkombëtare së Krishterë të Jeruzalemit (ICEJ). Plane për një sinagoge të…

INTERVISTA

Boaz Rodkin: Ja çfarë i kam thënë për Shqipërinë ambasadorit të ri, Noah Gal Gendler

Me rastin e përfundimit të detyrës, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, dha një intervistë për gazetën online…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Israel Aerospace nënshkruan kontratë 50 milionë dollarë me Marinën Indiane

Marrëveshja përfshin një gamë të mirëmbajtjes dhe shërbime të tjera për nën-sistemet e raketave ajrore të mesme tokë-ajër të Israel…