Franca paralajmëron Presidentin e Palestinës

Paris, 7 janar 2015 – Franca paralajmëroi palestinezë kundër përshkallëzimit të betejës diplomatike me Izraelin.

Presidenti Mahmoud Abbas tha se ai dëshiron të riaplikojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për aprovimin e një rezolute për krijimin e një shteti palestinez.

Shtetet e Bashkuara vendosën veton për rezolutën, që kërkonte gjithashtu tërheqjen e Izraelit nga Bregu Perëndimor, në votimin Këshillit të Sigurimit më 30 dhjetor 2014.

Franca, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, e hodhi poshtë rezolutën, edhe pse pati disa rezerva.

Parlamenti francez gjithashtu bllokoi pavarësinë e Palestinës në një votim simbolik, më 2 dhjetor 2014.

Sipas ministrit të Jashtëm francez, Laurent Fabius, qëndrimet e presidentit Abbas janë kundër logjikës së fakteve dhe mund të dëmtojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.