Izraeli, rekorde investimesh dhe eksportesh ne 2014


Izraelisot.com, 12 janar 2015 – Me gjithë pretendimet që, Izraeli po bëhet gjithmonë e më shumë i izoluar, kompania ndërkombëtare e llogarive PricewaterhouseCoopers deklaroi se 2014 ishte një vit rekord i investimeve të huaja në industrinë izraelite high-tech.

15.2 miliardë u shpenzuan për blerjen e 53 kompanive izraelite start-up, krahasuar me 7.6 miliardë dollarë në vitin 2013.

Nga ana tjetër, 9.8 miliardë dollarë shkoi vlera e kompanive izraelite në bursat e huaja, në raport me 1.2 miliardë dollarë në vitin 2013.

Edhe njëherë, impakti global i Izraelit në mjekësi, shëndet, bujqësi, vaditje, energji alternative, shkencë, cyber, sigurinë dhe mbrojnë, si dhe në bursën e Wall Sreet, la mënjanë impaktin e luftës në Rripin e Gazës.

Kështu, tregtia midis Izraelit dhe Indisë nga 200 milionë dollarë në vitin 1992 arriti në 5 miliardë dollarë në vitin 2014.

Sipas Bloomberg, eksportet izraelite në Azi patën një rritje të konsiderueshme: nga 13 për qind në vitin 2000 në 23 për qind në vitin 204, duke barazuar eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bilanci tregtar Izrael-Kinë nga 51 milionë dollarë në vitin 1992 arriti në 11 miliardë dollarë në vitin 2013, me Kinën që pritet të bëhet destinacioni i dytë më i rëndësishëm i eksporteve izraelite.

Kompanie kineze ChemChina bleu kompaninë izraelite të pesticideve, Adama, për 2.4 miliardë dollarë.

Në vitin 2014, kompania kineze Bright Food Group bleu shumicën e aksioneve në Tnuva Food Industries për 960 milionë dollarë.

Edhe me Korenë e Jugut bilanci tregtar ka njohur rritje: nga 50 milionë dollarë në vitin 1987 në 2.5 miliardë dollarë në vitin 2014.

Izraeli ka rritur në mënyrë thelbësore lidhjet ekonomike dhe tregtare me ish-republikat myslimane të Bashkimit Sovjetik: Kazakistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin dhe Azerbaixhanin.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.