Izraeli, tri here fitues i Eurovision Song Contest

Izraelisot.com – Festivali Europian i Këngës, i njohur si Eurovision Song Contest, këtë vit feston 60-vjetorin tij. Festivali do të zhvillohet në Vienë Austri (19, 21 dhe 23 maj), pas fitores së Conchita Wurst në 2014 me këngën “Rise Like a Phoenix”.

40 vende do të marrin pjesë në festival, përfshirë Izralin, ndërkohë që Australi do të debutojë si e ftuar.

Izraeli ka marrë pjesë 37 herë në Eurovizion Song Contest (nga viti 1973) dhe e ka fituar tri herë atë.

[ot-video type=”youtube” url=”http://youtu.be/DzGnWSIuJvo”]

Në vitin 1978 (22 prill), në festivalin e zhvilluar në Paris fitoi me këngëtarin Izhar Cohen dhe grupin Alphabeta me këngën e fashme “A-Ba-Ni-Bi”. Izraeli grumbulloi 157 pikë, 32 më shumë se Belgjika e vendit të dytë.

[ot-video type=”youtube” url=”http://youtu.be/C33kO3fvjkI”]

Në vitin 1979 (31 mars), në festivalin e zhvilluar në Jerusalem, Izraeli fitoi vendin e parë me këngëtrarin Gali Atar dhe Milk and Honey, me këngën e njohur “Hallelujah”. Izraeli grumbulloi 125 pikë, 9 më shumë se Spanja.

[ot-video type=”youtube” url=”http://youtu.be/Fv83u7-mNWQ”]

Në vitin 1998 (9 maj), Izraeli fitoi në Birmingam të Anglisë me këngën “Diva” të ekzekutuar nga Dana International, duke grumbulluar 172 pikë, 6 më shumë se Anglia, e dyta.

Izraeli e ka organizuar dy herë Eurovizion Song Contest: 1979 (Jerusalem, fitoi çmimin e parë) dhe 1990 (Jerusalem, zuri vendin e pestë me këngën “Jom huledet” (Gezuar ditëlindjen).

Nadav-Guedj

Nadav Guedj, një këngëtar francezo-hebre do të përfaqësojë Izraelin për Eurovision 2015.

Ai është fituesi i edicionit të dytë të spektaklit “HaKokhav HaBa” (Ylli i ardhshëm). Guedj është lindur në Paris, Francë, më 2 nëntor 1998. Kënga që ai do të këndojë nuk është përcaktuar ende.

Izraeli do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë (21 maj).

Shqipëria merr pjesë me këngëtaren Elhaida Dani me këngën “Diell”, por që do të këndohet në versionin anglisht. Shqipëria garon në gjysmëfinalen e parë (19 maj).

Shfaqja do të prezantohet nga Mirjam Weichselbraun, Alice Tumler dhe Arabella Kiesbauer.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Avital Leibovich: Izraelitët ndihen të mirëpritur në Shqipëri

Kryetarja e Komitetit Amerikano-Hebraik, intervistë për “Diplomaticus” në televizionin informativ shqiptar, News24.

SPYZONE

Tri kompani izraelite renditen midis 100 shitësve më të mëdhenj të armëve

Elbit Systems Ltd, shiti 3.2 miliardë dollarë armë në vitin 2017, duke u renditur e 28-ta në listë.