Rinot, Konsulli ynë i Nderit në Izrael: Investoni tek rinia

Konsull Nderi i Shqipërisë në Izrael që nga viti 2012, reflekton një karakter shumëngjyrësh taman si vetë jeta në Tel Aviv


Rudina HOXHA, nga Tel Avivi

Si mund të transformohet Shqipëria në një parajsë për 5-10 vite? Thjesht pyesni Avraham Rinot. Aktualisht ai përfaqëson brendin më të njohur të popullit izraelit. I sjellshëm, i kujdesshëm, zemërmirë dhe tepër i zgjuar, ai shpërndan veç mirësi dhe di të bëjë vetëm mirë. Dhe në fakt, këto janë tiparet më të mira që e bëjnë “kombin e startup-ve” të triumfojë në pjesën më të madhe të kohës. Nga ana tjetër, ai është një mik i mirë i Shqipërisë, gjithmonë në kërkim të vazhdueshëm për të sjellë progres dhe investime në të.

Dhe s’mund ta besoj që në një mbasdite të bukur nëntori, gjendem në Tel-Aviv duke pasur privilegjin të jem në një tavolinë me të dhe të bisedoj për Shqipërinë dhe Izraelin, për këto dy vende të lashta të lidhura nga e shkuara në mënyrë të paevitueshme, dhe për epokën e re të bashkëpunimit të tyre.

Ky zotëri elegant, i cili shërben si Konsull Nderi i Shqipërisë në Izrael që nga viti 2012, reflekton një karakter shumëngjyrësh taman si vetë jeta në Tel Aviv. Një shpirt punëtor, Z. Rinot më bën të kuptoj se cfarë mund të bëjë një konsull nderi nëse ai/ajo nuk e konsideron këtë post thjesht një titull por një angazhim serioz.

Dhe nëse po prisni të dëgjoni një sekret të pabesueshëm prapa vizionit të tij për ta bërë Shqipërinë një parajsë brenda një kohe kaq të shkurtër, mos e mbani frymën – formula e tij është e thjeshtë: të rinjtë shqipëtarë janë ata të cilët kanë të ardhmen e vendit në dorë dhe qeveria mund të luajë një rol kyc për ti ndihmuar ata të qëndrojnë në vendin e tyre.

Dhe mendoj me të madhe atë që pashë në Tel Aviv gjatë një vizite një-javore, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, se këtu të rinjtë janë forca shtytëse e këtij kombi vibrant, të karakterizuar nga një popullsi e re. Ata janë në vijën e parë të startup-ve (shpikje teknologjike): 2-3 startup-e të reja marrin krahë çdo muaj në Izrael duke bërë miliona fitime. Të rinjtë janë ata, të cilët, një herë në javë, bëjnë punë vullnetare në ndihmë të komunitetit, duke krijuar me këtë të fundit një lidhje të fortë dhe mbështetëse. Filozofia e Izraelit për të rinjtë është e qartë: duke zhvilluar lidhje të tilla me komunitetin, të rinjtë kanë një shikim dhe buzëqeshje tjetër në fytyrat e tyre, njohin më shumë njerëz, horizontet e tyre zgjerohen ndërsa shpërblehen shpirtërisht.

Dhe është e vërtetë se çdo brez të rinjsh ka lënë shenjën e tij në Shqipëri nëpërmjet arritjeve të tyre por ai brez, që do të bëjë ndryshimin duke qëndruar në vendin e tyre dhe duke kontribuar për të ardhmen e tij, do të mbahet mend gjatë. Dhe qeveria luan një rol kyç në këtë drejtim duke stimuluar dëshirën e të rinjve për arritje të mëdha.

Pak minuta bisedë me Z. Rinot, dhe një gjë është e qartë me mua: Ai është shumë optimist se Shqipëria do t’ja dalë shumë shpejt sepse ka të rinj të zgjuar, njerëz punëtorë, burime të mëdha dhe vlera që i rezistojnë kohës.

Nga një kolonel i njohur ushtrie në një menaxher të përgjithshëm për më shumë se 30 vite në tregun e sigurimeve, Z. Rinot është sot një biznesmen me famë në Izrael. Ai është drejtori i një kompanie të madhe publike ndërsa ai dhe familja e tij mishërojnë shpirtin tipik sipërmarrës izraelit : ai zotëron një startup që ka shpikur një instrument që operon kataraktin e syrit. Sipas Z. Rinot, për një shpikje të tillë, bota kishte rreth 200 vjet që luftonte ndërsa rreth 60 përqind e botës kanë nevojë për një operacion të tillë.

Pak mund ta dinë se rreth 28 përqind e fituesve të Çmimit Nobel nga e gjitha bota janë hebrenj.

Entuziast për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona, të cilët do të festojnë 25 vjetorin e tyre vitin tjetër, Z. Rinot ka vendosur ti cojë marëdhëniet dypalëshe në një nivel tjetër. Duke ja prezantuar me sukses Shqipërinë shumë kompanive dhe individëve, ai ka sjellë tashmë një kompani të njohur në fushën e kërkimit të gazit në Detin Adriatik si dhe një kompani të madhe në sektorin e bujqësisë. “Gjithashtu po punoj edhe në fushën e turizmit. Ka një potencial të pashfrytëzuar në këtë fushë. Ka shumë turistë nga Izraeli që do të donin të vizitonin Shqipërinë dhe e kundërta,” thotë ai. Në të shkuarën, ka qënë një projekt që kishte si qëllim të sillte me avion rreth 2000 turistë izraelitë në Shqipëri cdo muaj. Por fatkeqësisht kompania ajrore në fjalë falimentoi. Por ai vazhdon përpjekjet e tij për të gjetur lidhje të reja dhe për të ushqyer ato ekzistueset me qëllim që ta ekspozojë Shqipërinë sa më shumë të mundet.

Kontributi i tij vlerësohet edhe nga Ambasadori i sapoemëruar shqiptar në Izrael, Z. Bardhyl Canaj i cili po bashkëpunon me të për ti mbështetur edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe. “Jam vërtet i lumtur që do të kem mundësinë të realizojmë projekte konkrete me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Izrael, Z. Avraham Rinot. Ai gjithnjë shtrin dorën e ndihmës dhe kontributi i tij është i madh,” shton ai.

Marrëveshje lidhur me investime të reja izraelite priten të nënshkrohen së shpejti. Ndërsa pritet një vizitë e rëndësishme e Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama, në Izrael brenda këtij viti. Për Shqipërinë, investimet e reja do të thonë fillimi i një periudhe zhvillimi për vendin e vogël prej 3.5 milion banorësh. Patjetër që edhe Z. Rinot do të ketë kontributin e tij në zhvillimin e Shqipërisë të cilën e ka në zemër ndërsa tregon me krenari flamurin shqiptar që e ka në targën e makinës së tij si për tu treguar vendasve lidhjen e veçantë që ka me Shqipërinë, vendi që shpëtoi shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rinot, Konsulli ynë i Nderit në Izrael: Investoni tek rinia, ndihmojeni të mos ikë!

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.