Një delegacion nga Bashkia Karmiel e Izraelit, vizitë në Berat

Një delegacion i Bashkisë Karmiel, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë z. Adi Eldar zhvilloi një vizite në Bashkinë e Beratit në datat 19- 23 Korrik.



Nga Julia Vrapi, Gazeta Sot

Një delegacion i Bashkisë Karmiel, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë z. Adi Eldar zhvilloi një vizite në Bashkinë e Beratit në datat 19- 23 Korrik. Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve të binjakëzimit ndërmjet dy qyteteve Berat dhe Karmiel. Në takimin në Bashkinë Berat në datën 19 korrik u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, kryesisht në shkëmbimet kulturore, në fushën e arsimit, të bizneseve të agrobiznesit dhe në rritjen e kapaciteteve ndërmjet stafeve. Të pranishëm në takim ishin edhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri z. Boaz Rodkin dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael z. Menashe Getz. Gjatë qëndrimit në Berat, Delegacioni i Karmielit zhvilloi një vizite në Qendrën Historike të Beratit, në Kala dhe Muzeun Ikonografik “Onufri” si dhe në biznesin e këpucëve “Caterina Firenze”.

Pjesë e axhendës ishin edhe vizita në njësinë Administrative Roshnik dhe Sinje, të cilat janë zona të rëndësishme të zhvillimit të agrobiznesit, kryesisht të prodhimit të ullinjve, qershive, vreshtarisë etj. Gjithashtu delegacioni zhvilloi disa takime me stafin e Bashkisë Berat dhe të Qendrës Kulturore, Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës Publike, ku u diskutua rreth mundësive të projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimet kulturore. Në fund të vizitës, u organizua një takim ndërmjet Kryetarëve të Bashkive respektive dhe stafeve, ku u parashtruan konkluzionet e vizitës dhe u vendosën piketat e bashkëpunimit për projekte konkrete. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze.

Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. 8 Korriku është Dita e Regjistrimit të Beratit në Listën e UNESCO. Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme. /Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.