Si themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg përqafoi Judaizmin


(Izraeli Sot) – Qysh kur është baba, Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social më të rëndësishëm në botë, Facebook, publikisht ka evokuar tradita hebraike në shumë raste.

Dhjetorin e vitit të shkuar, si shkroi në Facebook se për të, “religjioni është shumë i rëndësishëm”.

Në muajin maj ai citoi një rabin hebre gjatë një fjalimi në universitetin e Harvardit. Dy javë më parë, ai postoi një foto të vajzës së tij, Max, me një kupë kidushi, Dhe të shtunën e kaluar, ai postoi një apologji publike me rastin e Yom Kipur, ditës së falje së mëkateve në traditën fetare hebraike.

Për shabat këtë mbrëmje, ne i dhamë Max një kupë kidushi, që kishte qenë në shtëpinë tonë për më shumë se 100 vjet”, shkroi Zuckerberg duke iu referuar vajzës së madhe të tij.

Edhe pse ai ishte një anëtar i AEPi, vëllazërisë hebraike, përpara se ai të linte studimet në Harvard, Zuckerberg nuk kishte diskutuar kurrë për judaizmin e tij përpara vitit 2015. Duke iu përgjigjur një komenti vitin e kaluar, Zuckerberg shkroi që ai “kishte shkuar përmes një periudhe në të cilat kisha shumë pyetje, por tani unë besoj se religjioni është shumë i rëndësishëm”.

Afirmimet e fundit të Zuckerbergut filluan thuajse dy vjet më parë, kur atëherë kandidat për president, Donald Tramp, bëri thirrje për moslejimin e myslimanëve të hynin në Shtetet e Bashkuara. I rritur si një hebre, Zuckerberg shkroi, se e bën atë të ndjeshëm për sulmet ndaj të gjitha minoriteteve.

Si një hebre, prindërit më mësuan që ne duhet të ngrihemi kundër çdo sulmi ndaj gjithë komuniteteve. Edhe pse një sulm nuk është kundër jush sot, gjatë kohës sulmet për lirinë e çdokujt do të godasin gjithkënd”.

Gjatë ditës së shenjtë të Yom Kippur, Zuckerberg u kërkoi falje të gjithë atyre që ai ndoshta i kishte lënduar. “Për ata që unë kam lënduar këtë vit, unë kërkoj falje dhe do të përpiqem të jem më i mirë”, shkroi ai në faqen e tij në Facebook.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.