Netanyahu: Asnjë negociatë me një qeveri palestineze që mbështetet mbi Hamasin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi përmes një statusi të publikuar në rrjetin social “Facebook” se, Qeveria e Izraelit nuk do të kryejë negociata diplomatike me një qeveri palestineze që mbështetet në Hamasin”.

STATUSI I PLOTË

“Sipas vendimeve të mëparshme, Qeveria e Izraelit nuk do të kryejë negociata diplomatike me një qeveri palestineze që mbështetet në Hamasin, një organizatë terroriste që kërkon shkatërrimin e Izraelit, përderisa nuk i plotëson kushtet e mëposhtme:

* Hamasi do ta njohë Izraelin dhe do të heqë dorë nga terrorizmi, sipas kushteve të Kuartetit;

* Hamasi duhet të çarmatoset;

* Ushtarët e rënë dëshmorë dhe civilët izraelitë të mbajtur nga Hamasi duhet të kthehen;

* Autoriteti palestinez (PA) duhet të ushtrojë kontroll të plotë të sigurisë në Gaza, duke përfshirë edhe në kalimet kufitare dhe të parandalojë kontrabandën;

* PA do të vazhdojë të veprojë kundër infrastrukturës terroriste të Hamasit në Judea dhe Samaria;

* Hamasi do t’i shkëpusë lidhjet e tij me Iranin;

* Fondet dhe pajisjet humanitare do të vazhdojnë të rrjedhin në Gaza vetëm përmes AP dhe mekanizmave që janë krijuar për këtë qëllim.”

Lexo më shumë