Izraeli aprovon 264 mln dollarë për programin kombëtar dixhital të shëndetit

Sipas Kryeministri Netanyahu, 177 milionë USD do të investohen në krijimin e infrastrukturës dixhitale për kërkime mjekësore

Spitali
Spitali

Qeveria izraelite të dielën miratoi një plan për të ndërtuar një sistem kombëtar dixhital të personalizuar shëndetësor në vend. Programi pesëvjeçar do të ketë një buxhet prej 264 milionë dollarë (NIS 922 milion).

Në janar, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e diskutoi për planin në Davos, Zvicër, gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror atje. Netanjahu u takua me Bill McDermott, drejtor ekzekutiv i kompanisë softuerike shumëkombëshe të ndërmarrjeve SAP SE dhe i kishte ofruar atij të bashkëpunonte në projekt.

Bill McDermott, drejtor ekzekutiv i kompanisë softuerike shumëkombëshe të ndërmarrjeve SAP SE dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjate takimit te tyre ne Davos

Në një postim në faqen e tij zyrtare të Facebook në janar, zoti Netanjahu diskutoi planin duke thënë, “kjo është një iniciativë që po promovoj me qëllim të krijimit të një motori tjetër të rritjes për Izraelin. Izraeli është pionier botëror në këtë fushë. Jam i lumtur t’ju informoj se revolucioni është në rrugën e tij”.

Si pjesë e planit, qeveria izraelite do të veprojë për të çuar përpara kërkimet mjekësore duke rregulluar digjitalizimin dhe shkëmbimin e të dhënave të pacientëve, dhe duke promovuar dhe financuar bashkëpunimin me startupet lokale të fokusuara në shëndetin dixhital.

Nga buxheti prej 264 milionë dollarë, 177 milionë dollarë do të investoheshin në krijimin e infrastrukturës dixhitale për kërkime mjekësore dhe 64 milionë dollarë do të shkonin për të mbështetur kërkimet dhe zhvillimin në akademitë izraelite dhe në sektorin lokal të teknologjisë. Fondet e mbetura do të investohen në rregulloret dixhitale të shëndetit dhe grantet dhe bursat akademike.

Lajme të ngjashme

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.