70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1959

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte



Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.

VITI 1959

7 Prill – Izraeli krijoi Ditën e parë të Përkujtimit të Holokaustit. Ajo do të mbahet në ditën e 27 të Nisanit, i cili ra në 5 maj në 1959. Nëse 27-a bie të premten, Dita do të përkujtohet më datë 26.

5 korrik – David Ben-Gurion dha dorëheqjen si kryeministër i Izraelit dhe u thirrën zgjedhjet e reja për Parlamentin izraelit.

6 tetor – Hapet metroja “Carmelit” në Haifa.

3 nëntor – Kreu i Mapei David Ben-Gurion fiton zgjedhjet e katërta izraelite, duke marrë 47 nga 120 vende.

17 dhjetor – Kryeministri David Ben-Gurion merr votëbesimin për Qeverinë e 9-të izraelite, ku ai vetë mban edhe detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Golda Meir është ministre e Jashtme e Izraelit.

Themelohet Israel Shipyards një nga kantieret më të mëdha të ndërtimit dhe riparimit të anijeve në Detin Mesdhe. Kompania operon si e para dhe e vetmi port privat në Izrael në Kishon,  pjesë e kompleksit të Portit të Haifas.

Themelohet Mamram, akronimi për Qendrën e Kompjuterave dhe Sistemeve Informative (Merkaz Mahshevim UMa’arahot Meida). Mamran bleu kompjuterin e parë, Philco, një prodhim amerikan.

LEXO EDHE

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.