Startapi izraelit zhvillon softuerin që bllokon reklamat e paautorizuara

Teknologjia e zhvilluar nga Namogoo vepron për të bllokuar kodin “hakues”.

Startapi izraelit Namogoo ka zhvilluar njw softuer që bllokon reklamat dhe promovimet e paautorizuara në brouzerit e përdoruesve.

Në praktikë, reklamat i drejtojnë klientët në faqet e internetit konkurruese në krahasim me atë që përdoruesi po viziton.

Teknologjia e zhvilluar nga Namogoo nuk bën ndryshime në pajisje, thjesht vepron për të bllokuar kodin “hakues”.

Hackimi online ndodh kur në kompjuterin e një përdoruesi, i cili po viziton një faqe e-commerce, njw “malware” vendos reklama të paautorizuara në disa produkte në brouze.

Këto promovime reklamash ofrojnë produkte të konkurruese ose thjesht riprodhojnë pulsantw për blerjen e një produkti në një faqe tjetër, duke ftuar përdoruesin të bëjë blerjen.

Kjo mund t’i çojë përdoruesit të klikojnë në një link që i drejton ata në një tjetër faqe e-commerce.

Në një raport të shkruar në vitin 2017, startapi izraelit i themeluar në vitin 2014 dhe i bazuar në Ra’anana, ka treguar se 15-20% e sesioneve të përdoruesve ndërpriten nga njoftimet e paautorizuara dhe në 40-70% të këtyre rasteve, njoftimet ato kanë të bëjnë me produktet e kompanive konkurruese.

Të dhënat që kompania ka marrë pas analizimit të më shumë se 500 milionë sesioneve të internetit në ditë.

Lexo më shumë