Braktis shkollën, Mark Scheinberg themelon “PokerStars” dhe e shet 4.9 mld usd, por është.. beqar

Izraelito-kanadezi 45-vjeçar është beqar. Bashkë me babain themeloi kompaninë e basteve online. Është kanadezi i 8-të më i pasur dhe njeriu i 424-t më i pasur në botë.


Beqar. Simpatik. 45-vjeçar. 4.5 miliardë USD pasuri (sot, 22  maj 2019, “Forbes). Ky është Mark Scheiberg, izraelito-kanadezi që jeton në Isle of Man, një ishull me vetëm 58 mijë banorë midis Anglisë dhe Irlandës, duke qenë ai më pasuri, madje duke pasur më shumë para se GDP e ishullit për një vit.

Mark Scheinberg është kanadezi i 8-të më i pasur dhe njeriu i 424-t më i pasur në botë.

Të dhenat nga “Forbes”, 22 maj 2019

Mark Scheinberg u lind në Izrael (1973), dhe kur ishte 13 vjeç, ai u zhvendos në Kanada së bashku me familjen. Edhe pse ai hyri në kolegj, ai e la shkollën pas vetëm një viti, duke u futur në punë në industrinë turistike dhe më pas në atë kumarit online.

Mark Scheiberg është bashkëthemeluesi – bashkë me të atin e tij, programuesin e IBM Kanada, Isai Scheinberg – i kompanisë së lojërave online të kumarit, PokerStars, me të madhen në botë të këtij lloj me 50 milionë llogari kur u shit. Ai zotëronte dhe Full Tilt Poker.

E themeloi në vitin 2001 – kur ishte 28 vjeç- dhe e shiti atë më pas 4.9 miliardë dollar te Amaya Gaming Group e Kanadasë pas gjashtë muaj negociatash, duke përfituar 3 miliardë dollarë pasi zotëronte 75% të aksioneve të kompanisë Rational Group Ltd, që zotëronte PokerStars.

Aktualisht, Scheinberg është duke investuar në një projekt multimilionë dollarësh në prona të patundshme të quajtur Centro Canalejas Madrid  në Madrid, Spanjë, ku do të ketë edhe hotelin e parë në Spanjë të netuorkut “Four Seasons”.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.