Dita e parë e shkollës, ja si e kujton sot Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin

Rreth 2,310,000 nxënës dhe studentë, si dhe 194,000 mësues u rikthyen në shkollat e tyre


Sot në Izrael ishte dita e parë e vitit shkollor.

Zyrtarisht fillon më 1 shtator, por këtë vit 1 shtatori ra ditën e shtunës, që është jo vetëm ditë “shabati”, por edhe pushimi në Izrael. Kështu që, nisi më 2 shtator, ditën e diel, që është njëherësh edhe dita e parë e javës në Izrael, ndryshe nga vendet e tjera që është e hëna.

Rreth 2,310,000 nxënës dhe studentë, si dhe 194,000 mësues u rikthyen në shkollat e tyre, teksa në Izrael nisi sot viti i ri shkollor.

Nga këta 167 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, sipas Ministrisë së Edukimit, ndërkohë që 131 mijë nxënës filluan vitin e tyre të fundit të maturës.

Në një ceremonitë e shumta zyrtare të nisjes së vitit shkollor mori pjesë edhe Presidenti i Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.

Rivlin, sot 78 vjeç, kujtoi edhe ditën e parë të kur ai hyri në shkollë.

“Mbaj mend akoma ditën kur kam hyrë në klasën e parë dhe kam takuar mësuesen Hava. Një natë më parë, unë i kisha vënë të gjitha fletoret, penën dhe lapsat në çantën time dhe u përpoqa të flija, por nuk mund ta bëja. Në mëngjes vendosa sanduiçin në çantën time dhe u largova. Ndjehesha si një eksplorues, edhe pse nuk kuptova plotësisht se çfarë ishte. Dhe sa të drejtë kisha”, kujton Rivlin, i diplomuar më pas në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

“Hapja e vitit shkollor është një nga festat më të lumtura të vitit. Një ditë fillimi të ri dhe udhëtime të reja për kaq shumë prindër, mësues dhe mësues (dhe gjyshe dhe gjyshër), por shumica – për të gjithë studentët dhe studentët. Përshëndetje klasa e parë dhe një vit të suksesshëm shkollor për të gjithë fëmijët e Izraelit!”, shkruan ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.