Lieberman paralajmëron Hamasin: Kujdes, pushimet mbaruan!

Ministri izraelit i Mbrojtjes, mesazh në Twitter për krerët e Hamasit: Merreni parasysh!

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, i dërgoi një paralajmërim Hamasit, duke shkruar në faqen e tij në Twitter se “festat janë prapa nesh, merrni parasysh këtë.”, shkruan Ynetnews.

“Kemi kaluar nëpër Ditët e Shenjta ashtu siç ne e kishim planifikuar, pa shpërthyer luftë dhe ndërkaq paguam një çmim të rëndë nga protestuesit në kufirin e Gazës”, shkroi Lieberman. “Por festat tani janë prapa nesh dhe unë u them krerëve të Hamasit: ‘Merrni këtë parasysh.'”

Ministri i Mbrojtjes zhvilloi të enjten konsultime të sigurisë me shefin e shtabit të IDF, kreun e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, koordinatorin e veprimtarive të qeverisë në territoret (COGAT) dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes për të diskutuar situatën në Gaza.

/Izraeli Sot/

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Marie Van der Zyl: Populli shqiptar ka një respekt të madh për hebrenjtë

Presidentja e Bordit të Deputetëve të Hebrenjve Britanikë, intervistë në televizionin shqiptar News24

SPYZONE

Kapi arkitektin e Holokaustit, vdes spiuni legjendar izraelit Rafi Eitan

Eitan udhëhoqi misionin për kapjen në Argjentinë të Adolf Eichman, i cili njihej ndryshe si arkitekt i Holokaustit.