Kongresi Botëror i Hebrenjve, peticion kundër Hamasit në OKB

Peticioni është nënshkruar nga 22 mijë persona. Balonat zjarrvënëse të lëshuara nga Hamsasi kanë djegur 8 mijë hektarë tokë në Izrael


Kongresi Botëror i Hebrenjve (World Jewish Congress) ka paraqitur një peticion në Kombet e Bashkuara me mbi 22,000 nënshkrime që dënojnë krimet mjedisore të Hamasit, zjarret e shkaktuara nga balonat zjarrvënëse dhe tullumbace me material zjarrndezës që kanë fluturuar nga Gaza në Izrael gjatë pesë muajve të fundit.

Balonat e lëshuara dhe terrorizmi nga Hamasi shkaktuan vdekjen e qindra kafshëve dhe shkatërrimin e mbi 8,000 hektarëve të tokës bujqësore dhe të pyllit.

Tullumbace, me material zjarrvënës të leshuara në Izrael

Peticioni iu paraqit nga Drejtori Ekzekutiv dhe zëvendëspresidenti i  Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, Zëvendës Drejtorit të Programit të Mjedisit të OKB-së (UNEP), Jamil Ahmed.

“Efekti i kombinuar i këtyre akteve të neveritshme gjatë pesë muajve të fundit ka vrarë qindra kafshë, shkatërruar më shumë se 8,000 hektarë tokë, duke përfshirë 2,700 hektarë rezerva natyrore të mbrojtura dhe çoi në çlirimin e materialeve toksike në ekosistemin e brishtë”, citohet Singer nga portali izraelit, Ynetnews.co.il.

/Izraeli Sot/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.