Në Danimarkë, Rivlin nderon lëvizjen që shpëtoi hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Izraelit takon të mbijetuarin që u transportua në Suedi së bashku me disa mijëra në 1943


Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin nisi sot një vizitë shtetërore në Danimarkë duke lavdëruar vendin për shpëtimin e hebrenjve lokalë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vendosi një kurorë në memorialin për organizatën sekrete daneze, e cila ndihmoi në orkestrimin e operacionit.

Ministri danez i Mbrojtjes Claus Hjort Frederiksen shoqëroi Rivlin në memorial, si dhe të mbijetuarin Salli Besiakov, i cili vuri një kurorë të dytë.

Sipas një deklarate nga Rezidenca e Presidentit, “Salli u shpëtua si një pesëmbëdhjetë vjeçar nga përpjekjet e një organizate sekrete. Në tetor të vitit 1943, Salli dhe familja e tij u larguan nga shtëpia e tyre për një shtëpi të sigurtë në Kopenhagen. Jeta e tij u shpëtua kur ai u mor në një anije peshkimi në Suedi “.

Pas ceremonisë, presidenti izraelit shkoi në pallatin mbretëror në Kopenhagen për një takim privat me Mbretëreshën e Danimarkës ,Margrethe II, shkruan “Jewish Telegraphic Agency”, JTA.

Rivlin është në Danimarkë me ftesë të kryeministrit të vendit, Lars Lokke Rasmussen, këshillit lokal të Gribskov dhe kishës Gilleleje

Danimarka është një nga vendet e pakta evropiane, popullsia hebraike e të cilëve më së shumti shpëtoi falë një përpjekjeje  nga popullata lokale, me hebrenjtë danezë që shpëtuan në tetor 1943 nga peshkatarët lokalë dhe operatorët e tjerë të anijeve.

Në operacionin, që përfshinte organizatën sekrete daneze, rreth 7,200 hebrenj u shpëtuan.

/Izraeli Sot/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.