Rivlin, mbretëreshës së Danimarkës: Faleminderit për shpëtimin e hebrenjve!

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, gjatë vizitës së tij zyrtare u takua me Mbretëreshën e Danimarkës, Margrethe II.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, gjatë vizitës së tij zyrtare në Danimarkë, u takua me Mbretëreshën e Danimarkës, Margrethe II.

“Për shumë vite Mbretëresha e Danimarkës ka punuar për të ruajtur kujtimin e shpëtimit të hebrenjve danezë nga nazistët dhe për marrëdhëniet e mira me Izraelin. Gjatë vizitës sime në pallatin mbretëror, kisha rastin ta falënderoj për këtë dhe të siguroj që të ruajmë dhe forcojmë lidhjet mes dy vendeve. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë Zonja Mbretëreshë.”, shkruan kreu i Shtetit të Izraelit në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Nehama Rivlin.

Rivlin është në Danimarkë me ftesë të kryeministrit të vendit, Lars Lokke Rasmussen, këshillit lokal të Gribskov dhe kishës Gilleleje

Danimarka është një nga vendet e pakta evropiane, popullsia hebraike e të cilëve më së shumti shpëtoi falë një përpjekjeje  nga popullata lokale, me hebrenjtë danezë që shpëtuan në tetor 1943 nga peshkatarët lokalë dhe operatorët e tjerë të anijeve.

Në operacionin, që përfshinte organizatën sekrete daneze, rreth 7,200 hebrenj u shpëtuan.

/Izraeli Sot/