Liberman: Izraeli i ka shteruar të gjitha opsionet në Gaza

Ministri i Mbrojtjes thotë se një “goditje e fortë” kundër Hamasit është e vetmja mënyrë për të ulur nivelin e dhunës


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, deklaroi se Izraeli i kishte shteruar përpjekjet për të arritur një marrëveshje me grupin terrorist Hamas për t’i dhënë fund muajve të dhunës përgjatë kufirit me Rripin e Gazës dhe se kishte ardhur koha që kabineti të merrte një vendim mbi veprimin ushtarak.

Komentet e Liberman erdhën disa ditë pas një sulmi raketor palestinez në Be’er Sheva që solli një seri sulmesh ajrore izraelite mbi objektivat në Gaza, shkruan “The Times of Israel”.

Ndërmjetësit egjiptianë dhe Kombet e Bashkuara kanë punuar për të arritur një marrëveshje midis të dy palëve për të qetësuar situatën.

Duke folur në fillim të një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Knesset, Liberman tha se qëllimi ishte kthimi i situatës në mënyrën se si ishte përpara fundit të marsit, para se palestinezët në Gaza të fillonin protesta javore të dhunshme në kufi.

“Ne i kemi konsumuar të gjitha opsionet, dhe tani është koha për të marrë vendime”, tha ai. “Pozicioni im është shumë i qartë: Ne duhet të bëjmë një goditje të fuqishme ndaj Hamasit – kjo është mënyra e vetme për ta kthyer situatën në mënyrën se si ishte më parë dhe për të ulur nivelin e dhunës në zero, ose pothuajse zero.

“Kjo ka nevojë për një vendim i qeverisë,” vazhdoi Liberman. “Shpresoj që kabineti do të marrë vendimet e duhura. Ne kemi ardhur në pikën e kur nuk kemi më asnjë zgjedhje”.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.