Leibovich Avital mban ligjëratë tematike për studentët e UBT-së


Drejtoresha e American Jewish Comittee në Jerusalem Leibovich Avital, ka qëndruar për herë të parë në Kosovë, me ç’rast zgjodhi UBT-në për të dhënë një ligjëratë tematike për studentë të institucionit.

Tema që ajo e trajtoi, “Sfidat strategjike të Izraelit”, ngjalli interes të madh tek studentët, të cilët u informuan jo vetëm për sfidat e Izraelit, por edhe të shteteve që e kufizojnë, duke e vënë në fokus përballjen e tyre me terrorizmin.

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se është shumë e rëndësishme që studentët të marrin informacione mbi tematike të tilla, veçanërisht nga njerëz profesionistë.

“Bota po përballet me probleme të shumta dhe ne vazhdimisht po servohemi me informacione nga më të ndryshmet dhe më kontradiktoret, andaj është jetike që studentët tanë të marrin informacione nga njerëz kompetentë”, vlerësoi Hajrizi.

American Jewish Comittee, Avital Leibovich tregoi për studentët se jo vetëm Izraeli, por mbarë vendet në botë po përballen me sfida, të cilat në vija të trasha janë të ngjashme për të gjitha shtetet, por sipas saj, është e rëndësishme që në situata krize, vendet të gati për ët ofruar ndihmë të çfarëdo lloji.

“Për vite më radhë, prejse ka filluar lufta në Siri, Izraeli ka mbajtur të hapur kufijtë e vet për refugjatët sirianë, të cilëve u ka ofruar ushqim, strehim dhe ndihmë mjekësore. E tërë kjo edhe përkundër faktit që ne nuk kemi marrëdhënie të mira mes vete si shtete, por gjithmonë jetët e njerëzve vijnë në radhë të parë, tregoi ajo.

 

Në fund të ligjëratës, dhjetëra studentë drejtuan pyetje për Leibovich Avital, që kishin të bënin me sigurinë shtetërore të Izraelit, sigurinë në botë, nivelin e lirisë së mediave në Izrael, lirinë e shprehjes në vendin e saj, etj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.