Mark Zuckerbeg, anëtari më i ri i grupit “Secret Tel Aviv”

Bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i rrjetit më të famshëm social ndihet i kënaqur me anëtarësimin


A është duke u zhvendosur në Tel Aviv bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO Mark Zuckeberg? Apo ai vetëm po kërkon të bëjë më shumë miq?

Pavarësisht nga arsyeja, Zuckerberg ditët e fundit është bashkuar me grupin popullor të Facebook të quajtur ‘Secret Tel Aviv’ – një qendër në internet për anglishtfolësit në qytetin bregdetar izraelit.

Zuckerberg, i cili u rrit në Nju Jork dhe tani jeton në Kaliforni, u bashkua me grupin prej 220,000 anëtarësh javën e kaluar. Por të hënën, disa anëtarë vunë re se miliarderi i ri ishte bashkuar dhe e mirëpritën atë në grup. Dhe Zuckerberg duket i kënaqur që ishte aty, shkruan gazeta izraelite, “The Jerusalem Post”.

“Unë shpresoj se anëtarit tonë të ri i pëlqen hummus,” shkroi një anëtar i grupit. CEO i Facebook u përgjigj duke postuar: “Gjithkush pëlqen hummus”.

Kur një tjetër anëtar ndau një ‘screenshot’ të Zuckerberg duke u bashkuar me grupin, ai u përgjigj.

“Hej – jam i lumtur që jam këtu për të qëndruar më i lidhur me Tel Avivin”, shkroi Zuckerberg. “Ka qenë shumë e gjatë që nga vizita ime e fundit. Faleminderit për krijimin e këtij komuniteti!”

Është e paqartë se kur ka qenë hera e fundit që Zuckerberg ishte në Izrael – por në vitin 2012 ai priti presidentin atëhershëm, Shimon Peres, në selinë e Facebook në Silicon Valley dhe e ndihmoi të hapte llogarinë e tij.

Ndërsa nuk është shumë e mundshme që Zuckerberg planifikon të shkojë në ‘Qytetin e Bardhë’, Facebook mban një zyrë në Tel Aviv me më shumë se 100 punonjës.

Pra, çfarë pret Zuckerberg në grupin Secret Tel Aviv? Ashtu si shumica e grupeve me bazë gjeografike, ka shumë kërkime për ‘roommates’ dhe apartamente, shitje të dorës së dytë të rrobave dhe mobiljeve dhe rekomandime për çdo gjë nga mjekët në restorante, lëvizës, SPA dhe pazar.

Një anëtar i grupit bëri shaka: “Më në fund, Zuckeberg ka para të mjaftueshme për të blerë një apartament në Tel Aviv”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.