Ayelet Shaked, “gruaja e hekurt” e Izraelit

“Forbes Israel” e konsideron ministren e Drejtësisë si gruan me të fuqishme të vitit 2018

“Forbes Israel” e konsideron Ayelet Shaked, ministren e aktuale të Drejtësisë, si gruan me të fuqishme të vitit 2018 në Izrael.

Politikania 42-vjeçare, deputete e partisë “Habait Hayehudi” (Shtëpia e Hebrenjve) vlerësohet si gruaja më e fuqishme në shtetin hebre, që nga koha e Golda Meir, ish-kryeministres së hekurt të Izraelit.

Golda Meir, ish-kryeministre e Izraelit (1969-1974)

Një inxhiniere kompjuterësh, ajo është zgjedhur si ministre e Drejtësisë në vitin 2015, në qeverinë aktuale të drejtuar nga Benjamin Netanyahu. Ajo është ministrja e dytë femër e Drejtësisë, pas Tzipi Livnit. Më parë, ajo ka qenë shefe e kabinetit të Netanyhaut, kur ky i fundit ishte në opozitë.

Megjithëse ajo përfaqëson një parti me karakter fetar, Shaked identifikon veten si politikane laike. Ajo hyri në politikë në vitin 2006, pas një karrierë në fushën e teknologjisë së lartë në disa kompani prestigjioze.

Ajo konsiderohet si një nga ligjvënësit më aktivë dhe me ndikim të Izraelit, dhe ka iniciuar dhe ka hartuar disa nga ligjet më të rëndësishme të kohëve të fundit në Izrael.

Ayelet Shaked (mbiemri i vajzërisë, Ben Shaul) lindi në Tel Aviv nga prindër me origjinë nga hebrenjtë e Irakut (nga i ati) dhe Rusia (nga e ëma). Ajo ka shërbyer në ushtrinë izraelite (IDF), si instruktore e këmbësorisë.

Shaked është martuar me një pilot të Forcave Ajrore Izraelite. Ajo është një admiruese e Stiv Xhobsit. Ajo ka fituar disa çmime të ndryshme dhe ka qenë pjesë e disa renditjeve përsa u përket grave më me influencë.

Pas Ayelet Shaked, gruaja e dytë më e fuqishme në Izrael konsiderohet, sipas “Forbes Israel”, Esther Hayut, kryetarja e Gjykatës Supreme. E treta vjen Karnit Flug, Guvernatorja e sapolarguar e Bankës së Izraelit.

Publikuar nga Izraeli Sot – izraelisot.com

Gëzuar Pesah 2019! Sot fillon festa më e rëndësishme hebraike

Pesah 2019 fillon mbremjen e së premtes, më 19 prill, dhe përfundon mbrëmjen e së shtunës, 27 prill.

INTERVISTA

Ambasadori Boaz Rodkin: Shqipëria, tërheqëse për investitorët izraelitë

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Boaz Rodkin, i ftuar në emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN TV

SPYZONE

Izraeli, 7.5 miliardë dollarë në 2018 nga eksportet ushtarake

Vëllimi i shitjeve të kompanive të mbrojtjes izraelite pasqyroi dhjetëra marrëveshje në mbarë botën.