Ministri i Arsimit, Bytyqi: Kosova, bashkëpunim me universitetet izraelite

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Shyqyri Bytyqi, priti në një takim ambasadoren e Izraelit Alona Fisher-Kamm


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Shyqyri Bytyqi, priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm

“Sot kam pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd, znj. Alona Fisher-Kamm, me të cilën biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës mes dy vendeve.

Falënderova Ambasadoren për bashkëpunimin e deritanishëm të Izraelit me Kosovën, theksova nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi dhe në këtë drejtim dhe përmenda historinë e mirë që ka populli ynë me popullin hebre gjatë holokaustit dhe në vazhdimësi.

Theksova se në Kosovës tashmë kanë filluar reforma në arsim dhe si fusha ku ka nevojë për bashkëpunim ndërkombëtarë përmenda zhvillimin në fëmijërinë e hershme, arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, mobilitetin e studentëve dhe mësimdhënësve, por edhe bashkëpunimin në shkencë, ku Izraeli ka shumë të arritura.

Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë mes universiteteve izraelite dhe atyre në Kosovë do të ishte i një rëndësie të veçantë për arsimin e lartë, pasi që Izraeli është një prej vendeve që kanë praktika të mira në arsim të lartë dhe shkencë.

Edhe ambasadorja Fisher-Kamm theksoi se Izraeli është i hapur për bashkëpunim institucional, por edhe me OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, me Ambasadoren u dakorduam që të vendosen pikat kontaktuese në mënyrë që të fillohet sa më parë bashkëpunimi për projekte konkrete.

Më pas, bashkë me ambasadoren Fisher-Kamm kemi bërë homazhe te varrezat e hebrejve në Prishtinë”, shkruan ministri Bytyqi ne faqen e tij ne Facebook.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.