Hanukah në Shqipëri, familja Pirra ndez dritat në kryeqytet

Sot kudo ku jetojnë hebrenjtë, përfshirë edhe në Shqipëri dhe Kosovë, nisi festa e Hanukah


Sot në Izrael dhe kudo ku jetojnë hebrenjtë, përfshirë edhe në Shqipëri dhe Kosovë, nis festa e Hanukah, Festivalit të Dritave. Këtë vit ajo nis në mbrëmjen e së dielës së 2 dhjetorit 2018 dhe përfundon në mbrinjen e së hënës, më 10 dhjetor. Sipas kalendarit Hebraik, ajo fillon ditën e 25-të të muajit Kislev.

Edhe në Tiranë nisën festimet, me ndezjen e qirinjve apo dritave në shandanin – Hanukia – simbolik të kësaj feste.

Familja e Sokol (Solomon) Pirrës, me origjinë hebreje kreu ritualin e festës Hanukah, pranë biznesit të tyre (Eurogold) në kryeqytet ku pranë hyrjes së tij ka një shandan të madh.

Hanukah është një festë që simbolizon fitoren e Makabenjve mbi ushtrinë greke-siriane të udhëhequr nga Antioku, si dedikim ndaj Tempullit të Dytë që u përdhos gjatë pushtimit greko–sirian.

 

Lexo më shumë

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Kompozitori i famshëm izraelit, Boris Pigovat: “Lule Bore” e meriton të jetë himni i “IsraAlb”

Boris Pigovat është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës izraelite dhe asaj botërore. Kënga e famshme shqiptare “Lule…

SPYZONE

Izraeli, 7.5 miliardë dollarë në 2018 nga eksportet ushtarake

Vëllimi i shitjeve të kompanive të mbrojtjes izraelite pasqyroi dhjetëra marrëveshje në mbarë botën.