Dita e Holokaustit, Thaçi: Shqiptarët ndihen krenarë për shpëtimin e hebrenjve

Presidenti i Kosovës, mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për Viktimat e Holokaustit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, Holokaustin, ngjarje kjo e cila mori jetët e miliona civilëve për shkak të përkatësive etnike.

Ai shkruan në “Facebook” në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për Viktimat e Holokaustit se, shqiptarët ndihen krenarë për shpëtimin e hebrenjve, të cilët iu hapën dyert për t’i mbrojtur ata nga regjimi i ashpër dhe spastrues i Adolf Hitlerit.

“I kujtojmë dhimbjet që i mësuam nga dëshmitarët, duke u munduar të nxjerrim mësime rreth shkaktarëve të kësaj mizorie, për të mos lejuar që të përsëritet më për asnjë popull. Botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokaustit dhe me përgjegjësinë e atyre që nuk e ndaluan një tragjedi të tillë. Prandaj angazhohemi për barazi, sundim të ligjit, liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Si shqiptarë, ndjehemi krenarë me rolin që kemi luajtur në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Thaçi.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.