Almira Emiri, pianistja e dashuruar me muzikën izraelite, koncert “IsraAlb” në Prishtinë

Koncerti “IsraAlb” do të organizohet, më datën 2 maj në orën 19:00 tek Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare, Prishtinë


Pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, ndihet tepër e nderuar që do ta mbajë një koncertin “IsraAlb” në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, në kuadër të “Isra-Alb Fest”. Koncerti “IsraAlb” do të organizohet, më datën 2 maj në orën 19:00 tek Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare, Prishtinë.

Në repertorin e pianistes, që ka një dashuri të veçantë për Izraelin, sipas Emirit, do të ketë autorë izraelitë, shqiptarë si dhe hungarezë, atje ku edhe pianistja është vendosur.

“Jam e nderuar të sjell një program kaq të bukur në kryeqytetin e Kosovës! Koncerti Isralb sjell disa autorë nga Izraeli dhe gjithashtu muzikë shqiptare, krahas asaj hungareze! Mirë se të takohemi. Një falënderim i veçantë shkon për organizatoret si dhe Sirius Hotel”, shkruan Emiri në një status të saj Facebook.

Pianistja Almira Emiri ka dhënë disa koncerte me autorë izraelitë, në Shqipëri dhe në Izrael, koncerte që janë duartrokitur nxehtësisht nga të pranishmit.

Së bashku me këngëtaren e njohur, Sivan Rotem, Emiri themeloi “IsraAlb Duo” ku ajo ka dhënë disa koncerte, një prej tyre edhe në Tiranë (maj 2017), me rastin e 69-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, dhe ku morrën pjesë edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin dhe zëvendësambasadori Yuval Fischer, si dhe Ilir Meta, asokohe Kryetar i Kuvendit.

Në koncertin me muzikë izraelite dhe shqiptare të mbajtur në Konservatorin e Ramat Gan në Izra (qershor 2017), të organizuar nga Ambasada Shqiptare në Izrael dhe zyra e Kryetarit të Bashkisë dhe Konservatori i Ramat Ganit, të pranishëm ishin Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhy Canaj; ish-ambasadori i parë i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, kompozitorët Alex Ëasserman dhe Boris Pigovat, si dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael, Avraham Rinot.


Almira mund të konsiderohet një “ambasadore e kulturës izraelite dhe asaj shqiptare”.

Hotel Sirius, që edhe e ka mbështetur Almira Emirin në këtë koncert, është treguar gjithmonë i gatshëm në aktivitetet e organizuara nga Jewish Community – Bet Israel Kosovo, ku i fundit ishte ai me rastin e festës hebraike Pesah, ku morën pjesë edhe rabinë nga Izraeli.

***

LEXO ME SHUME PER ALMIRA EMIRIN

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.