Hera e parë në botë, teknologjia izraelite ndihmon të verbrit të votojnë pa asistencë

Rreth 24,000 izraelitë janë të regjistruar si të verbër dhe rreth 22,000 kishin të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 prillit



Votuesit e verbër dhe me vështirësi shikimi në Izrael ishin në gjendje të hidhnin votat e tyre në Zgjedhjet e përgjithshme të 9 prillit, pa asnjë ndihmë, për shkak të një pajisjeje vizuale artificiale të zhvilluar nga kompania OrCam, shkruan gazeta e madhe izraelite, “Jerusalem Post”.

Rreth 24,000 izraelitë janë regjistruar sot si të verbër, prej të cilëve 22,000 kishin të drejtën e votës, ndërkohe që rreth 100,000 votues ishin me dëmtime shikimi.

Kompania OrCam me qendër në Jeruzalem, njëherësh edhe krijuesja e pajisjes artificiale, në bashkëpunim me Komitetin Qendror të Zgjedhjeve dhe Qendrën për të Verbrit në Izrael, implementuan një program pilot me synimin që çdo zgjedhës të ushtronte të drejtën e tij demokratike, duke ruajtur të drejtën votoni me votim të fshehtë.

Pajisja MyEye 2 e OrCam njihet si teknologjia më e avancuar e vizionimit artificial në botë për njerëzit që janë të verbër, me shikim të pjesshëm, që kanë vështirësi në lexim ose përjetojnë lodhje gjatë leximit.

Pajisja, e montuar në një skelet syzesh, lexon menjëherë me zë të lartë tekstet e printuara dhe ato dixhitale qe shfaqen në ekran, duke përfshirë edhe fletë votimet, ajo mund të aktivizohet shumë thjesht, duke bërë një shtypje, ose duke ndjekur lëvizjen e shikimit të të verbërit.

“Kjo është hera e parë në botë që teknologjia do të ndihmojë të verbrit dhe ato me probleme shikimi, që të ushtrojnë të pavarur të drejtën e tyre për të votuar”, tha “për Jerusalem Post”, bashkëthemeluesi i OrCam, presidenti dhe CEO, Ziv Aviram.

Programi pilot u zbatua në 12 vendvotime, nga Eilati në jug deri në Akre në veri dhe në të dy komunitetet hebraike ishin pakicë.

OrCam u bashkë-themelua në vitin 2010 nga Ziv Aviram dhe Prof. Amnon Shashua, bashkë-themeluesit e kompanisë izraelite të makinave autonome, Mobileye, e cila u ble nga Intel Corp në gusht 2017 për 15.3 miliardë dollarë. Teknologjia MyEye e kompanisë është e disponueshme në 25 gjuhë dhe 40 vende të botës.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.