Komiteti Amerikano-Hebraik mbledh ambasadorët e Ballkanit në Izrael, axhenda të përbashkëta politike

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në drekë pune me ambasadorët e Ballkanit të akredituar në shtetin hebraik.



Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në drekë pune me ambasadorët e Ballkanit të akredituar në shtetin hebraik në Selinë Qëndrore të American Jewish Committee/ Izrael, nga Drejtorja Avital Leibovich e cila organizoi një drekë pune me Ambasadorët e Ballkanit akredituar në Izrael.

Në të mori pjese si i ftuar special, Yossi Kuperwasser, Gjeneral Brigade dhe Drejtues i Qëndrës së Jeruzalemit për Çështjet Publike.

Në fjalën e saj, Leibovich nënvizoi se qëllimi i këtij takimi, formati i të cilit mbahet për herë të parë, tregon qartë se AJC si organizatë lobiste me qendër në New York dhe që ka në fokusin e saj forcimin e marrëdhënieve SHBA-Izrael me shumë vende të ndryshme të botës, tashmë do të vendosë në fokus dhe vendet e Ballkanit.

AJC ka 22 zyra përfaqësie në SHBA, tre të tilla në Amerikën Latine dhe në Europë ka seli në Paris, Berlin, Romë, Varshavë dhe Sofie. AJC shpreh interesin per te hapur zyrën e Përfaqësisë në Ballkan, per vete rendesine qe ka ky rajon, proçeset integruese që po kalon, si dhe rëndësinë që kanë shtetet e Ballkanit në luftën kundër terrorizmit, flukseve migratore, antisemitizmit dhe intensifikimit të marrëdhënieve që Washingtoni dhe Jeruzalemi po bëjnë me ta.

Në muajt në vazhdim Bordi I AJC pritet të shkojë përsëri në Tiranë dhe do të kryejë vizita zyrtare gjithashtu edhe në Podgoricë, Beograd dhe Shkup etj.

Ambasadorët e Ballkanit në fjalët e tyre vlerësuan iniciativën e Drejtores së AJC Leibovich dhe shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me AJC. Ata mirëpritën propozimet për hapjen e një zyre të AJC në Ballkan dhe vizitat e Bordit Drejtues të AJC ne rajonin tone.

Sipaz ambasadës shqiptare, takimi u organizua me iniciativën e Avital Leiboviç, Drejtoreshë e Komitetit Amerikano-Hebraik (AJC), dega Izrael. Ambasadori Canaj bëri një panaromë, në kuadër të agjendave të përbashkëta ballkanike.

“Me iniciativën e Avital Leibovich, AJC Jeruzalem, sot u zhvillua dita e parë – Brifing drekë me ambasadorët e Ballkanit të akredituar në, duke paraqitur agjendat tona të përbashkëta politike. Falënderime për Yossi Kuperwasser / Menaxher i Lartë në @JCPA për informim mbi gjendjen aktuale në Izrael”, shkruan ambasada shqiptare në një postim të saj në Tëitter.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.