Dita e Fitër Bajramit, ambasadori i Izraelit, Z. Boaz Rodkin uron gjithë shqiptarët

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin takohet me kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në selitë e tyre në Tiranë.


Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, me rastin e Ditës së Fitër Bajramit, takoi kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në selitë e tyre në Tiranë.

“Ambasada e Izraelit ju uron të gjithë besimtarëve  musliman shqiptarë, Gëzuar Fiter Bajramin!”, shkruan ambasada izraelite në një njoftim të saj në Twitter.